Kush janë Erjon Veliaj dhe Halim Kosova, kandidatet për të qenë i pari i Tiranës

Apr 17, 2015 | 14:50
SHPËRNDAJE

Dy krerët e partive më të mëdha politike në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha pothuajse në orare të njëjta zyrtarizuan pasditen e së enjtes kandidatët që do të garojnë për Bashkinë e Tiranës. Fillimisht ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaroi publikisht se forca politike që ai përfaqëson, ka zgjedhur të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Dr. Halim Kosovën, ndërsa pak çaste më pas, u shfaq para mediave edhe kryeministri Edi Rama, ku pas një mbledhjeje me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë rozë, deklaroi shkurtimit se PS do të kandidojë Erjon Veliaj në Tiranë.

Erjon Veliaj dhe Halim Kosova

Edhe pse të dy emrat ishin përfolur prej kohësh në media si kandidatë të mundshëm, gara për kreun e bashkisë më të madhe në vend mund të thuhet se ka filluar zyrtarisht. Por kush janë dy kandidatët për Bashkinë e Tiranës? Nga formimi profesional, si Kosova dhe Veliaj, i përkasin fushave të ndryshme. Halim Kosova njihet për karrierën e tij të gjatë në fushën e mjekësisë, ndërsa Erjon Veliaj si iniciator i lëvizjes “MJAFT”.

Për sa i përket angazhimeve të tyre në politikë, kandidati i së djathtës u përfshi në jetën politike në Legjislaturën e VIII me grupin parlamentar demokrart, ndërsa kandidati i së majtës, iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste në vitin 2011-të si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 Veliaj u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër, ndërsa Kosova deputet i Qarkut të Tiranës.

Më poshtë po ju paraqësim jetëshkrimet e dy kandidatëve.

 

Të dhëna vetjake, Halim Kosova:

Datëlindja: 28.10.1954

Edukimi:

1973-1977: Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

1980-1982: Kurs tre vjeçar specializimi në Obstetri-Gjinekologji.

1980-1985: Provime pasuniversitare në Obstetri-Gjinekologji, Filozofi dhe Gjenetikë Mjekësore.

1985: Specializim në fushën e përdorimit të ultratingujve në Obstetri-Gjinekologji, pranë Qendrës së Diagnozës së Paralindjes në Universitetin “La Sapienza”, Romë.

1985: Realizimi për  herë të parë në Shqipëri i marrjes së gjakut në fetusin In-utero, në periudha të hershme të shtatzanisë, për diagnostikime të ndryshme.

1988: Specializim në trajnimin e problemeve fetale In-utero, kur ato diagnostikoheshin paraprakisht.

1990: Mbron gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore”, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

 

Veprimtaria profesionale:

1998-në vazhdim: Pedagog në Departamentin e Obstetri-Gjinekologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

2004-2013: Drejtor i Përgjithshëm i SUOGJ-së, ” Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë.

2009-2011: Lektor në Universitetin Kalolik “Sacro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë, “Agostino Gemelli”, Romë.

2001-2013: Shef i Shërbimit në Repartin e Obstetrikës në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë.

1998-2003: Shef i kabinetit të ekografisë dhe trajtimit të fetusit in-utero me ndihmën e ultratingujve.

Mjek ordinator në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik Nr. 1, Tiranë.

Ka qenë pjesë e nje sërë angazhimesh të tjera në Fakultetin e  Mjekësisë dhe në universitete të tjera në Itali dhe SHBA.

Zgjedhur në: Legjislaturën VIII

Grupi dhe Komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar i PD-së.

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, anëtar.

Botime:

2005: Botime për mjekë, studentë dhe gra shtatzëna.

2006-në vazhdim: Botues dhe bashkautor në artikuj të ndryshëm shkencor ndërkombëtar.

 

Të dhëna vetjake, Erjon Veliaj:

Z. Erion Veliaj lindi në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979.

Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studi­met Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.

Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në sho­qërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Z. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen “MJAFT” deri në nëntor të vitit 2007. Më pas Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabi­litetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së.

Në vitin 2011, z. Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.

Z.Veliaj flet shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën gjermane dhe atë frënge.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura