“Kush ju ka thënë të mbillni qepë e patate”- Deputeti i PD-së ironizon në Kuvend: Turp të keni fermerë, na nxitë faqen! Në Europë shkohet me makiazh e botoks, jo me djersë e baltë

Jul 26, 2024 | 11:51
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati ka ironizuar në Kuvend gjobën ndaj fermerëve që u ngritën në protestë për prodhimin e mbetur stok.

“Një avaz ju, prodhimet, prodhimet, prodhimet. Kush ju ka thënë që të mbillni qepë, patate, domate e mollë”, shprehet deputeti demokrat.

Ndërsa shtoi: “Në Europë shkohet me makiazh e botoks, jo me djersë e me baltë.”

Bledjon Nallbati: Kam për ti thënë disa fjalë fermerëve që dolën dhe protestuan atje, do i them disa fjalë në emër të qeverisë, ti dëgjojmë mirë se këta këtu nuk ia thonë dot sepse janë namuzqarë e kanë turp.

Po si nuk keni turp ju fermerë që dilni dhe protestoni në rrugë, thërrisni e bërtisni, shqetësoni qeverinë e i prishni gjakun, a nuk e dini ju që janë kohë pushime.

Një avaz ju, prodhimet, prodhimet, prodhimet. Kush ju ka thënë që të mbillni qepë, patate, domate e mollë, pse ju mbaruan Serbisë e Rusisë. Qeveria ju tha mbillni hashash, ju prapë qepë. Qeveria ndërtoi laboratorë moderne droge, ju prapë patate.

Qeveria ndërton kulla, ju kasolle, qeveria punon me ekskavator, betoniere, ju prapë me bel dhe me shatë, e mushka e gomerë. Turp të keni na nxitë faqen e na prishët imazhin e vendit, pse ore me qepë e patate do ta zhvillojmë ekonominë e vendit ne?! Në Europë shkohet me makiazh e botoks, jo me djersë e me baltë. Thirrni mendjes fermerë dhe hiqni dorë, hiqni dorë sepse ka 12 vite qeveria që ju thotë, nuk ka para për bujqësisë, për bujqësisë nuk na plas. Ju prapë një avaz, ndaj tërhiquni nga kërkesat tuaja. Kjo qeveri ka 12 vite që ju thotë këto kërkesa janë të pavlerë, s’kemi kohë për bujqësi, ju prapë prodhime.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura