Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e miratuar nga Kuvendi për investimin që do të bëhet në Portin e Durrësit.
Në një deklaratë për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese, deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se pas këtij investimi qëndrojnë interesa pushtetarësh.
Deklarata e Bylykbashit: Aferën më të madhe korruptive në histori është ajo e Portit të Durrësit, e gatuar në fshehtësi jo thjesht në mungesë transparence.
Një grabitje e tillë për interesa private, Porti strategjik i Durrësit e vënia për interesa përfitimi iindividësh privatë nën petkun e investitorëve strategjikë me kompani offshre që pas tyre qëndrojnë intreresat e pushtetarëve ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese.
Shpresoj që GJK do qëndrojë në nivelin e asaj që pritet e të mbrojë interesin publik e jo të interesave private të Kryeminsitrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al