Ky është shqiptari, baba i një fëmije që humbi jetën në aksidentin tragjik me motor (FOTO)

Oct 11, 2020 | 20:22
SHPËRNDAJE

Ky është 40-vjeçari me origjinë shqiptare që ka humbur jetën në një aksident tragjik, në Greqi.

shqiptari

Siç raportojnë mediat greke  aksidenti ka ndodhur në fshatin Skepasto dhe shqiptari humbi jetën pasi ra nga motori me të cilin ai po udhëtonte.

40-vjeçari shqiptar, baba i një fëmije u gjet i pajetë buzë rrugës mëngjesin e sotëm. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit Kalavrita, ku më pas u njoftuan edhe familjarët.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura