La plazhin për të ndihmuar gjyshin të mbillte arën, 17-vjeçarja Marije Qukaj viktimë e hasmërive mes fiseve! Kushëriri i saj iu betua mbi varr se do të hakmerrej

Jun 21, 2024 | 23:07
SHPËRNDAJE

Edhe pse vrasja e Marijes dhe gjyshit të saj ishte e paralajmëruar, askush nuk mundi t’i pajtonte dy familjet.

marije

Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala, hedh dritë mbi përpjekjet që u bënë, për të ndalur gjakmarrjen dhe dy fiset Qukaj e Prroj të falnin gjakun.

Përplasja e tyre i mori jetën Marije Qukajt, 17-vjeçares, që ditën e vrasjes do të shkonte në plazh, por që më pas kishte vendosur të ndihmonte gjyshin në arë.

Kushëriri i saj, Lazër Qukaj ishte betuar në varrin e Marijes se do të merrte hak. Madje as shoqata e Pajtimit të Gjaqeve në Shkodër që kishte tentuar disa herë që të pajtonte familjen Prroj me atë Qukaj nuk ia kishte dalë pasi familja Prroj nuk kishte pranuar.

Skamja e bëri Marijen që të linte atë ditë banesën e saj në periferi të Shkodrës dhe të ngjitej te shtëpia e gjyshit në mal.

 

Ndërkohë që rasti i saj, ngriti në protestë me qindra njerëz në Tiranë, të cilët me portretin e saj në duar marshuan drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke mbajtur në duar fotografinë e saj. I pranishëm në atë kishte ishte edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Por a është vënë drejtësi për Marijen dhe gjyshin e saj, 12 vite pas largimit nga kjo jetë në mënyrë të padrejtë dhe a duhet të rihapen edhe njëherë hetimet, për të çuar drejtësinë në vend?

Ndoshta me mendimin që shpirti i saj të prehet i qetë, edhe pse ikja e saj në atë moshë, nuk mund të bëjë të ndjehet mirë asnjë shoqëri, kushdo qoftë ajo, që ka sadopak dinjitet në dejet e saj dhe nuk harron.

LEXO EDHE: Vrasja me breshëri plumbash e 17-vjeçares Marije Qukaj, si e reja u qëllua pas shpine në zhegun e vapës teksa ndodhej në…

U qëllua me plumba teksa po mbillte arën me gjyshin, misteri pas vrasjes së 17-vjeçares Marije Qukaj! Detaje nga dosja hetimore, ja cili dyshohet të jetë motivi i krimit të dyfishtë

“Marija kishte veshur pantallona të ngjashme me…”- Vrasja e dyfishtë dhe hasmëria mes fiseve Qukaj e Prroj, a nisi konflikti për një mur vjetër? Si u arrestua Lazër Qukaj dhe cili ishte objektivi

Nga bashkëpunëtorë në biznes, në hasmëri! Si u kthyen korrat e kanabisit në “mollë sherri” mes fiseve Qukaj dhe Prroj, tre viktima në dy vjet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura