Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë dënimet për të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë për zjarrfikësen e Durrësit.
GJKKO ka dënuar Adriatik Velajn me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Tahon me 10 muaj burg për shpërdorim detyre.
Gjergj Markola me 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, Indrit Matmuja me 11 muaj burg per ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, që të gjithë zyrtarë të Bashkisë Durrës.
Ndërsa Adriatik Velaj, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri në Bashkinë Durrës, që ishte anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit.
‘1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Velaj, për veprën penale “Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 5(pesë muaj burgim. -Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e mase së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet m 11(njëmbëdhjetë) muaj e 10(dhjete) ditë burgim.
-Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të -Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë sigurisë së zakonshme.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamed Likaxhiu, për veprën penale “Shperdorimi detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin etij me 1(një) vit e 4(kater) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit date 29.10.2021 dhe te kryhet sigurisë së zakonshme.
-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Taho për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij mel (një) vit e 4(katër) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës sẽ dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.’- thuhet në njoftimin e GJKKO.
DOSJA
Bashkia e Durrësit i serviri një “rrangallë” repartit zjarrfikës që të përballonte emergjencat. Mjetit të blerë me një shumë prej rreth 70 milion lekësh të vjetër jo vetëm që i mungonin shumë aksesorë, si tubi i ujit, kondicioneri, por as nuk ndizej, si dhe nuk kishte dokumentacionin e duhur për të qarkulluar në rrugë.
Pra, kjo blerje makine është realizuar vetëm për të siguruar fitimin ekonomik me vlerë 7 milionë lekë të rinj, ndërsa mjeti nuk kreu kurrë asnjë shërbim për qytetarët dhe u la të amortizohej. Ekspertët që ekzaminuan mjetin e braktisur në një ambient që shërben për vendgrumbullim mbetjesh gjetën një mjet të amortizuar totalisht dhe jofunksional.
“Panorama” siguron dosjen hetimore ku specifikohet se kemi të bëjmë thjesht me një tender fiktiv për të vjedhur lekët e taksapaguesve shqiptarë.
EKSPERTIZA E MJETIT
Në dosje thuhet se pavarësisht nga specifikimet paraprake në mjetin e blerë për një shumë të majme në të nuk funksiononte asgjë. Ekspertët e hetimit vërtetuan se dy nga anëtarët e grupit të specifikimeve teknike dhe përcaktimit të vlerës së fondit kanë qenë edhe anëtarë të marrjes në dorëzim të autoshkallës së zjarrfikëses. Bëhet fjalë për Muhamed Likaxhiun dhe Artan Tahon.
Këta dy persona kanë pasur dijeni se mjeti nuk i plotëson kushtet teknike dhe specifikat e kërkuara. Konkretisht orët e punës tregonin në një manual elektronik që ishte në mjet, 9 mijë orë pune.
Në fakt pjesa e shasisë nga poshtë ishte e ndryshkur dhe e dëmtuar. Mjeti nuk kishte kondicioner, nuk kishte gomë rezervë, ishte me vetëm dy vende dhe në të ishte vendosur një stol fëmijësh për të thënë se kishte një vend të tretë.
Gjithashtu mjeti duhej të ishte me katër dyer pasi nëse do të ishin tri vende ulur, nënkuptohet që personi i tretë do të kishte derën nga pas, por në realitet mjeti i blerë shtrenjtë ka vetëm dy porta.
Po ashtu, një defekt tjetër i verifikuar ishte se mjeti i zjarrfikëses nuk kishte pjesën e shkallës të pajisur me tub uji të fiksuar, i cili shërben për shuarjen e zjarreve. E sikur të mos mjaftonin këto, mjeti i zjarrfikësve nuk kishte as dokumentacionin, si katalog në gjuhën shqipe.
Makina zjarrfikëse tejet e amortizuar rezulton se dokumentacioni, për të cilin grupi i marrjes në dorëzim shprehet se e zotëron, konstatohet se nuk është në emër të shitësit, por në emër të operatorit tjetër konkurrues dhe jofitues, shoqërisë “R&R Group”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al