Akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”, Prokuroria e Durrësit çon në gjyq punonjësit e ASHK-it në Kavajë

Jul 16, 2024 | 15:37
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Durrësit, ka dërguar në gjyq pesë persona, mes të cilëve 3 punonjës të AKSH-it në Kavajë, të akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ si dhe përfituesit e pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

prokuroria durres s

Mes punonjësve janë ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Kavajë, inxhinieri dhe juristin i institucionit, shtetasit me iniciale D.K. dhe S.C.

Në përfundim të hetimit u ngritën dyshime se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën, Ing. D. K. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë, me iniciale S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T.,  duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasi me iniciale S.C. me detyrë ish-regjistrues në ASHK, Kavajë, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës’.

“Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Menyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Menyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të perfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi”, njofton Prokuroria.

Po kështu, nga hetimet e kryera rezulton se inixhinieri  ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve pasi si person që ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës së fituar me AMTP, ai ka lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, mes të cilëve ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Kavajë, imxhinierin dhe juristin e institucionit, shtetasit D.K. dhe S.C. për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ si dhe përfituesit e pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.483 të filluar në datën 21.10.2021, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën Ing. D. K. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi S.C. me detyrë ish-regjistrues në ASHK, Kavajë, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Menyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Menyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të perfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi”.

Po kështu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi D.K. ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve pasi si person që ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës së fituar me AMTP, ai ka lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

Nga verifikimi i kësaj harte, ky dokument nuk plotëson asnjë kriter minimal për t’u quajtur dokument zyrtar dhe nuk tregon asnjë pozicionim të pronës. Ky dokument është një skicë e komisionit të ndarjes së tokës në vitin 1991, por që nuk ka asnjë lidhje me pasurinë në fjalë. Po kështu ASHK Kavajë nuk ka dërguar planin e rilevimit.                     

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura