Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje për nismën më të re të qeverisë, atë të amnistisë së re fiskale, për formalizimin e parave për të gjithë emigrantët dhe shqiptarët brenda vendit që i kanë të padeklaruara paratë e tyre, frut i një pune të ndershme.
“Jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, tja cojmë parlamentit të hapur për konsultime me grupet e interesit, që brenda një afati të arsyeshëm, uroj brenda majit parlamenti të mund ta miratojë”- tha Rama.
Fjala është për aministinë fiskale, një amnisti e domosdoshme sipas Ramës, pasi për 30 vjet me radhë mijëra bashëqyetetarë kanë punuar dhe kanë plot kursime që kanë pasiur e kanë ende sot pa mundur ti depozitojnë të gjitha në banka.
“Duke vazhduar edhe me shumicë dërmuese në vend që si rezultat i transforimit ekonomik dhe i raportit mes individit dhe sistemit kanë kursime që duan ti depozitojnë në banka dhe po ashtu edhe kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruar që ka ardhur koha të kenë mundësi për t’u depozituar në banka. Amnisti gjithëpërfshirë që do të synojë lehtësimin maksimal të gjithë ayre që jetojnë në emigracion në radh ët ëparë dhe atyre që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjecare për të formalizuar paranë joformale që kanë” tha ai.
Kjo amnisti sipas Rames, ndalon riciklimin e të ardhurave nga aktivitete kriminal dhe nga korrusioni.
“Përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veorimtarinë kriminale që është subject direct I vepriomtarisë së ligjit special dhe të OFL, po ashtu përjashtohen të gjithë politikanët, zyrtarët e lartë bashkë me rrethin e tyre familjar dhe të gjithë ata që janë në radhët e Policisë së shtetit, gjykatësve, prokurorëve apo në radhët e rangjeve të larta të administrates”-tha Rama.
Ai theksoi se cdo qytetar që ka një pasaportë të Republikës së Shqipërisë mund të përfitojë nga amnistia.
“Mendohet të ketë një kohëzgjatje prej një viti dhe të ndahet në tre fasha katër mujore. Në të parën detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5% në fashën e dytë 7 dhe në të tretën 10, por këto janë shifra që do të kolaudohen më tutje në proces. Amnistia për të qenë përgjithmonë e qëndrueshme do të jetë fiskale dhe penale. Për të gjitha subjektet që do të kërkojnë të përfitojnë, nuk do të kenë asnjë konseguencë të asnjë natyre vetëm në rastet kur një subjekt ka bërë një deklarim të rremë”- tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al