Pamjet e reja nga beteja e ashpër në Kiev, ‘The Guardian’: Raportohen 35 viktima, mes tyre fëmijë. Ekipet e urgjencës evakuojnë të plagosurit

Feb 26, 2022 | 9:30
SHPËRNDAJE

NE PERDITESIM/ The Guardian raporton se fatkeqësisht 35 persona, e mes tyre edhe dy fëmijë janë vrarë në luftimet e ashpra gjatë natës në Kiev, sipas kryebashkiakut të qytetit.

Building struck by missile or rocket. Ukrainian Interior Ministry in Kyiv
ndertesa e sulmuar me rakete te shtunen ne Kiev, foto e ministrise se brendshme ukrainase

Por në një raportim të Reuters, që ka cituar një këshilltar të ministrisë së brendshme ukrainase, nuk ka pasur të vdekur në bllokun e apartamenteve që thuhet se u godit nga një raketë ruse kete mengjes.

44ddc4a7-2123-4502-b40c-8e1ecd65fe74 12cba299-754f-43a1-993a-5cbda917faff Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar pamje të ndërtesës në Kiev që u dëmtua nga raketa të shtunën si dhe ekipet e urgjencës që ndihmojnë në evakuimin e banorëve. Një foto tregon dy persona të urgjencës që mbajnë një grua ne krahe ndersa punonjës të tjerë që vrapojnë në sfond. evakuim nga ndertesa e sulmuar me raketa Betejë e ashpër në Kiev, raketa godet një ndërtesë banimi, nuk dihet numri i viktimave. Publikohen pamjet e trishta. Reagon ministri ukrainas Ora 8:11 Sulmet e ashpra në kryeqytetin ukrainas po vijojnë duke shënjestruar civilët dhe banesat këtë të shtunë, në ditën e tretë të pushtimit rus. sulmi ne ndertese CNN raporton se një ndërtesë banimi pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit nga një raketë mëngjesin e së shtunës. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të Kiev, është goditur nga dy raketa.   sulmi ndertesa 222 Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tregojnë një goditje të fortë të kësaj ndërtese.

Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje shkruan CNN, por numri i viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko. sulmi ndertesa 2 sulmi ndertesa44 Ne videon me poshte mund te shihni momentet e trishta kur ndertesa sulmohet me rakete.

REAGON KULEBA

sulmi kuleba

Në përgjigje ndaj goditjes në ndërtesë, ministri i jashtëm i Ukrainës shkruajti në Twitter:

“Kievi, qyteti ynë i mrekullueshëm dhe paqësor, i mbijetoi një tjetër nate nën sulmet nga forcat tokësore ruse, raketat. Njëri prej tyre ka goditur një apartament banimi në Kiev. I kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, vendosni embargon e naftës, shkatërroni ekonominë e saj. Ndaloni kriminelët rusë të luftës!”

Ndërkohë BBC raportoi herët në mëngjes të shtunën se trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin juglindor të Zaporizhzhya të Ukrainës.

BBC citoi agjencinë ruse të lajmeve Interfax që i referohej ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ministria ruse e Mbrotjes mësohet gjithashtu të ketë pranuar se Rusia ka përdorur raketa nga ajri dhe deti për të kryer sulme gjatë natës ndaj objektivave ushtarakë në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura