Çështja ‘Partizani’, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe Malltezin! Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese

Jul 9, 2024 | 15:49
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka shtyrë për më 16 korrik seancën gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndri të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me hetimet për çështjen ‘Partizani’.

berisha malltezi spak

Mësohet se Berisha edhe dhëndëri i tij kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Kujtojmë se në Gjykatën e Lartë sot (9 korrik) pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Berisha dhe Malltezi ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ata ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura