Dhjetëra qytetarë përfunduan në spital të helmuar, dalin analizat e ujit të pijshëm në Bulqizë

Jul 8, 2024 | 18:44
SHPËRNDAJE

Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë ka bërë të njohur rezultatet e analizave të ujit të pijshëm në Bulqizë, pasi dhjetëra qytetarë përfunduan në spital një ditë më parë me shenja helmimi.

ambulanca-1-780x405-1-840x440

Sipas analizave të kryera, ka rezultuar se uji është i konsumueshëm. Mësohet se mostra për kryerjen e analizave është marrë në shtatë vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Kujtojmë se fillimisht u dyshua për një përzierje mes ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza.

Disa prej personave u paraqitën në spital me siptomat, e diarres, të vjellave dhe temperaturë.

bulqize uji i pijshme raporti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura