Kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës largohet nga posti, zbardhet kërkesa e dorëheqjes dhe arsyeja

Apr 23, 2020 | 9:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen nga posti.

yhuljen varfaj

Ne kerkeses e doreheqjes Varfaj ben me dije se dorheqja e tij vjen per arsye shendetesore.

Kërkesa e dorëheqjes

Sot me dt 23.04.2020, Unë Zhuljen Ago Varfaj,

Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë  Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të parevokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.

Do të dëshiroja të falenderoja dhe të  vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit për besimin dhe mbështetjen  e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore e bashkëpunëtorë të mi të administratës së Bashkisë Durrës, që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave të qytetarëve të Durrësit.

Me respekt, Zv/Kryetar, Zhuljen VARFAJ

Varfaj ishte kryetar i komanduar i Bashkisë së dytë më të madhe në vend, pas dorëhejqes së kryetares që erdhi nga zgjedhjet e 30 qershorit te vitit të shkuar.

Valbona Sako u largua pas krizës së tërmetit dhe shkak publik u bë një deklaratë e saj në media e cila u kritikua shumë nga opinioni për pamaturi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura