FOTO/ Kërkoi të merrte pjesë në seancën për shqyrtimin e mandati të tij, Fredi Beleri mbërrin në KQZ me pranga në duar

Jul 5, 2024 | 10:11
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, ka mbërritur mëngjesin e sotëm (5 korrik) në ambientet e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e mandatit të tij.

Fredi beleri

KQZ ka shtyrë një ditë më parë vendimin për mandatin Fredi Belerit, i cili është shoqëruar sot nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit, ku dhe po  vuan dënimin për blerje votash, për të qenë prezent fizikisht në seancë.

Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 10:30, me kërkesë të avokates dhe përfaqësueses së tij ligjore.

Fredi beleri.1

Ajo tha se nuk ka tagrin e plotë për të thënë fjalën e fundit për klientin e saj, duke kërkuar kështu që Beleri të jetë prezentë në seancë.

“Unë kam tagrin për ta përfaqësuar, por jo të jap fjalën e fundit. Ajo është ekskluziviteti i tij, kam tagrin për ta përfaqësuar sipas akteve, por në kushtet që jemi afati 24 orë i lënë nga KQZ është shumë shkurtët të njihet me procesin dhe të japi mendimin e tij. Unë nuk kam pasur mundësi të konsultohem me klientin në kushtet kur afati ishte 24 orë, nga dje në sot. Do të ishte për një hetim të plote, të njoftoni me shkrese në IPVP ku ndodhët dhe ti jepet mundësia nëse do të paraqitet personalisht pranë KQZ e të shpreh mendimin e tij”, tha ajo në mbledhjen e djeshme.

Fredi Beleri KQZ (3) Fredi Beleri KQZ (1)

LEXONI EDHE: KQZ shqyrton mandatin e Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon të dëgjohet! Avokatja: T’i jepet mundësia të paraqitet në seancë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura