Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës humb kontaktet me familjen, bashkëshorti i saj bën denoncim në polici! Prokuroria nis hetimet

Apr 7, 2022 | 11:40
SHPËRNDAJE

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjarët e saj.

foto-gjykata-lezhe

Denoncimi është bërë në polici nga bashkëshorti i kësaj të fundit. Menjëherë blutë kanë nisur kërkimet.

Nuk dihen ende detaje rreth kësaj ngjarje në lidhje me kohën e largimit nga banesa të Markut dhe kontaktet e fundit të saj.

Gazetari i Panorama.al në Lezhë bën të ditur se Klaudia Marku nuk ka pasur probleme të mëparshme, denoncime apo kërcënime.

Ndërkohë që mësohet se hetimet e policisë janë të përqendruara kryesisht në konfliktet e mundshme familjare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura