Aksident në Kukës/ Makina bie në liqen, humb jetën pasagjeri! Shpëton për mrekulli djali i tij

Apr 17, 2022 | 12:15
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të urës së Drinit të Zi në Kukës ku një automjet ka rënë nga lartësia duke përfunduar në liqen.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet me iniciale S.D. ndërkohë që ka shpëtuar djali i tij i cili ndodhej në timon. Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura