Mandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi kërkon rihapjen e çështjes në Kushtetuese: Të merret opinion nga Komisioni i Venecias

Jul 8, 2024 | 17:23
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një shkresë Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ku i kërkon që të merret edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

olta xhacka

Në shkresën e Kuvendit thuhet se duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

“Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

SHKRESA

Kuvendi i Shqipërisë, me reformën e vitit 2016, ndër të tjera me ligjin nr.99/2016, ndryshoi dhe përmbajtjen e nenit 66, pika 2 e cila tashmë parashikon se “Për shqyrtimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Kuvendit ose të një të pestës së deputetëve”. Kjo dispozitë rezulton që të jetë edhe në fuqi dhe nuk është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra kjo dispozitë prezumohet si kushtetuese.

Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast duket se nuk i ka marrë në konsideratë këto parashikime kushtetuese dhe ligjore.

Theksojmë se një nga rregullat e interpretimit është edhe ai i “Prezumimit kundër inefektivitetit të normës” (Presumption Against Ineffectiveness), sipas të cilit një normë prezumohet efektive dhe jo e pazbatueshme.

Ndodhur në këto kushte krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi. Për këtë arsye, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa jonë mbështetët në parashikimet e Ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, e cila në nenin 44/b, parashikon se: “1. Nëse Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të çështjes, vendos të kërkojë një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, lidhur me zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe protokolleve shtesë të saj ose të kërkojë amicus curia nga organizma të tjerë, ajo vendos pezullimin e shqyrtimit të çështjes. Seanca rihapet menjëherë pas marrjes së opinionit këshillimor nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ose amicus curia. Opinioni i marrë u njoftohet palëve bashkë me datën e seancës”.

Për këtë arsye, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese, të riçelë shqyrtimin gjyqësor dhe të vendosë t’i drejtohet Komisionit Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias), me këto pyetje:

Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit?

Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues. jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?

Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre?

Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë, krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse?

Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?

Cili ës Cilat janë parimet dhe kriteret që do të duhet të merren në konsideratë nga gjykatat për të përligjur ndryshimin e jurisprudencës së tyre?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura