Dega e Thesarit të Shtetit në Shkodër, nuk ka pranuar të kryej veprimet për bashkinë e Shkodrës siç ndodh zakonisht.
Denoncimi bëhet nga vetë Bashkia e Shkodrës, e cila i është drejtuar me një letër ministres së Financave, Anila Denaj, në dijeni edhe të ambasadorëve në Tiranë.
“Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre”, thuhet në letër.
Bashkia e Shkodrës sqaron se përmes një emaili ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër shkruan se “sipas ligjit, Kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.1019, ora 16:00, sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin”.
Në përgjigje, Bashkia e Shkodrës thotë se nuk është Ministria e Financave ajo që gjykon për mandatin e kryetarit të bashkisë, ndërsa thuhet se për këtë veprim të paligjshëm do të vihen në dijeni Autoritetet Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe përfaqësitë diplomatike në vendin tonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al