Ndërron jetë veprimtarja dhe historianja Liri Lubonja, e ëma e analistit Fatos Lubonja

Oct 18, 2021 | 13:25
SHPËRNDAJE

Veprimtarja Liri Lubonja, e ëma e analistit fatos Lubonja, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 95-vjeçare.

Liri Lubonja, Fatos Lubonja

Lajmin e ka bërë me dije djali i saj, Agim Lubonja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“U prehsh në paqe nënë e dashur”, shkruan Agim Lubonja në statusin e tij në “Facebook”.

Lubonja ishte një historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste. Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.

Duke qenë që nuk pranoi ndarjen me Todin, ajo si gjithë familja, vuajti persekutimet e regjimit. Në vitin 1973, përjashtohet nga partia, ku ishte pranuar që në vitin 1944 dhe internohet familjarisht në Lezhë, pasi iu komunikua shpërngulja në mars të atij viti. Nga Instituti i Historisë ku punonte para 1973, nis punë në një magazinë bujqësore në Lezhë në tetor të 1973.

Në korrik të vitit 1974, arrestohet i biri, Fatos Lubonja dhe pas dy ditësh, bashkëshorti, Todi. Liria dhe djali tjetër, Agimi, detyrohen të lirojnë banesën në Lezhë.

Në vitin 1982, i dëbojnë në Fishtë. Internimi përfundon në vitin 1989. Në vitin 1987 ishte liruar nga burgu, Todi Lubonja.

.Ajo është krijuesja e disa veprave letrare, si “Larg dhe mes njerëzve”, “Kujtime internimi 1973-1990“ dhe “Kohët e reja, kujtimet e vjetra“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura