Për herë të dytë në SPAK, Olsi Rama: Isha si person në dijeni për çështjen “Xibraka”

Jul 12, 2024 | 15:54
SHPËRNDAJE

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur sot për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme.

Olsi Rama SPAK- hetimi-Xibraka-droga-laboratori (7)

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si person në dijeni për çështjen “Xibraka”.

“Për çështjen “Xibraka” isha si person në dijeni, dhashë shpjegimet e mia. U pyeta për gjëra që dini dhe ju, sqarova situatën”, deklaroi Olsi Rama.

Vëllai i kryeministrit u paraqit për herë të parë në SPAK më datë 28 qershor, ku u pyet për të njëjtën çështje.

Kujtojmë se kallëzim ndaj tij është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, i cili pretendon se vëllai i kryeministrit ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura