Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Mirditë, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha (VIDEO)

Jun 23, 2022 | 16:25
SHPËRNDAJE

Masivi pyjor i fshatit Lajthiz në Njësinë Administrative të Oroshit, në Mirditë, është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të enjte.

Vatra e zjarrit është shfaqur në orët e drekës dhe vijon të jetë aktive në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Të favorizuara dhe nga era, flakët po përhapen me shpejtësi.

Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor, të cilët po punojnë  për neutralizimin e flakëve.

Aktualisht bëhet me dije se zjarri nuk përbën rrezik për zonën e banuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura