Po lahej në lumin Drin, mbytet aksidentalisht 13-vjeçari

Jul 16, 2024 | 15:42
SHPËRNDAJE

Një 13-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme teksa ka qenë duke u larë në lumin Drin.

lumi-drin-770x411

Policia bën me dije se i mituri dyshohet se është mbytur aksidentalisht, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.

 

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura