“T’i ndalohet veprimtaria kriminale dhe t’i përgjigjet SPAK-ut”, Presidenti Meta jep fakte të reja për Dvoranin: Kush e urdhëroi? Në bashkëpunim me Kuvendin…

Feb 17, 2020 | 11:44
SHPËRNDAJE

meta per dvb

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme duke publikuar prova të reja per Ardian Dvoranin.

Duke e nisur fjalën e tij me një mirëseardhje në atë që e quajti “Kështjella e mbrojtës së kushtetutës dhe demokracisë, Meta ka deklaruar se publikon sot “Provat e reja që faktojnë veprimtarinë kriminale të të kallëzuarit Ardian Dvorani”.meta

“Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për veprimtarinë kriminale të tij gjatë kryesimit të KED për2019. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave  po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet ti ndalohet ushtrimi veprimtarisë  kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruaj vetes”- tha Meta.

Me tej, Presidenti theksoi se “brenda ditës dhe brenda pak orëve i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Kuvendit duke keqinformuar e fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur të presidentit për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kur në cilësinë e tij personale pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa patur kompetencën ligjore të kryeje komptenca të tija konstaton si të jetë vetë presidenti zgjedhjen e një anëtari të GJK. I kallëzuari pa asnjë kompentencë e duke mashtruar opinionin vendas e ndërkombëtar ka abuzuar që në bashkëpunim me Kuvendin ti rrëmbenin kompetencat Presidentit. Duhet ti përgjigjet SPAK pse nuk thirtri mbledhjen e KED për shkresën e Presidentit. Me kë bashkëpunoi apo kush e urdhëroi që të përcillte në kohë rekord një përgjigje në shkelje të rëndë të cdo të drejte në përgjegjësinë e tij vetjake e të këshillit politik”.

 

****

Sipas nje njoftimi te dhene nga Presidenca, kreu i shtetit do te dale para mediave ne oren 11:30.

Deri tani nuk ka ende te dhena rreth qellimit te mbajtjes se kesaj konference, qe eshte cilesuar e jashtezakonshme.

Kujtojme se diten e shtune, presidenti doli me nje mesazh te forte kunder paktes anti KÇK, duke thene se edhe thenia “ndiq parate” e ambasadorit te BE nuk ka me vlere.

Ja mesazhi i Metes 

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura