UPDATE- Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi është betuar sot para noteres, në një kohë që kreu i shtetit, Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta thërrasë atë për të kryer procesin e dhënies së detyrës.
Mësohet se Arta Vorpsi ka kryer betimin tek noterja Miranda Xhemalce.
Në tekstin e betimit, gjyqtarja Arta Vorpsi thekson: “Unë e nënshkruara, Arta Vorpsi, në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të emëruar, bazuar në vendimin nr.132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletores Zyrtare, me vullnetin tim dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit të Kushtetueses dhe me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”
Qëndrimi i Presidentit
Nje dite me pare, Ilir Meta deklaroi se nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të Kushtetueses.
“Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të ksuhtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë”.
VIJON
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al