Shpërthim me eksploziv në hyrjen e banesës së një 59-vjeçari, plagoset një person. Detajet e ngjarjes

Jul 14, 2024 | 9:01
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës (14 korrik) në Elbasan. Policia me anë të një njoftimi, sqaron se lënda plasëse ishte vendosur në hyrjen e një banesë në katin e katërt të një pallati.

policia elbasan

Banesa është në pronësi të një 59-vjeçari, ndërsa në të jetonin dy persona me qira.

“Nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura