U zhvilluan me urdhër të SPAK, BKH përfundon kontrollin në apartamentin e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë

Jul 24, 2024 | 20:13
SHPËRNDAJE

Byroja Kombëtare e Hetimit ka përfunduar kontrollet në apartamentin e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë.

ilir-beqaj-spak

Mësohet se kontrollet në banesën e ish-ministrit janë kryer me urdhër të SPAK dhe kanë nisur rreth orës 15:30 të pasdites së sotme, në një apartament në katin e 7 të një pallati pranë Lungomares. Bëhet e ditur se dera e apartamentit është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse.

Kujtojmë se ndaj Beqajt, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe ndodhet në qeli për abuzim me fondet e BE në SASPAC.

ilir beqaj

Sipas SPAK, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të programeve strategjike, e njohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.

Mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësi publik ose çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Mashtrimi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura