EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, kushërinjtë qëllojnë me armë njëri-tjetrin! Njëri prej tyre polic

Jul 25, 2024 | 22:21
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme (25 korrik) në zonën e Thumanës, ndërsa raportohet për dy të plagosur.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1

Një konflikt mes dy kushërinjve ka agravuar në përplasje me armë, ku një punonjës policie, i identifikuar si Sahit Ahmeti Sela, me armën e shërbimit pas një sherri ka qëlluar në drejtim të disa personave, ku ka mbetur i plagosur kushëriri i tij, Adrian Sela.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur dhe efektivi Sahit Ahmeti Sela.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive pronësie, ndërkohë, të plagosurit thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura