Një tërmet i fuqishëm është ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, i cili ka zgjatur për disa sekonda, me epiqendër 3 km në veri të Bulqizës, me magnitudë 6 ballë.
Lëkundje të forta janë ndjerë në Tiranë, Durrës, e Laç.
Sipas vlerësimeve paraprake nga qendra Europiane e Sizmiologjisë, tërmeti me magnitugë 6 dhe thellësi 10 km u shënua në orën 17:38.
Sipas të njëjtave burime, epiqendra ka qenë 41 km në veri-lindje të Tiranës, 25 km në jug-perëndim në Peshkopisë dhe 12 km në veri-perëndim të Bulqizës.
Më pas, EMSC ndryshoi vlerat duke treguar se tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 dhe ka qenë me epiqendër 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km.
Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, si dhe në Bosnjë-Hercegovinë e Serbi.
PANORAMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al