EMRAT/ Dy persona marrin peng 31-vjeçarin në Tiranë për borxhin dhe e rrahin në banesë! Arrestohen nga policia, në kërkim bashkëpunëtori

Apr 15, 2022 | 17:27
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar nga policia ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre Sulltan Piraci, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë dhunuar atë fizikisht në banesë.

vlcsnap-2021-09-06-16h28m46s623-1068x601-1-696x392-1

Policia njofton se në pranga janë vënë Shkëlqim Koçeku, 37 vjeç dhe Denalda Çezma, 37 vjeçe. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë peng Ermil Sorrën, 31-vjeç dhe më pas e kanë dhunuar në banesën e njërës prej të arrestuarve, Denalda Çezmës.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se shkak i konfliktit mes tyre është bërë një borxh që 37-vjeçarja e përfshirë në këtë ngjarje i kishte “pengut”.

Nga hetimet ka rezultuar se Shkëlqim Koçeku në momentin e ngjarjes ndodhej nën masën e sigurisë arrest shtëpie, të caktuar nga gjykata pasi ishte kapur me armë pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hostage”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Morën peng një shtetas dhe e dhunuan fizikisht atë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Njëri nga të arrestuarit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Kashar, disa persona të paidentifikuar, kishin marrë peng një shtetas, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hostage”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Sh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

-D. Ç., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Falë punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi S. P., në bashkëpunim me shtetasin Sh. K. dhe shtetasen D. Ç., kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e shtetases D. Ç., shtetasin E. S., 31 vjeç, për shkak të një borxhi.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Sh. K., kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura