Pjesë e “bandës së Shijakut”/ E kaluara e të arrestuarit në kuadër të “Volvo-4”

Jan 18, 2019 | 21:28
SHPËRNDAJE

I arrestuari vazhdën e operacionit policor ‘Volvo 4” është Hekuran Hoxha. 38-vjeçari është një emër i njohur në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Emri i Hekuran Hoxhës lidhet me “grupin e Shijakut”. Një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe antimafias italiane ka zbuluar se Hekuran Hoxha, në bashkëpunim mes persona të tjerë, kanë mundur që gjatë viteve 2003-2004 të trafikonin nga Shqipëri në Itali 488 kg heroinë. Mes personave të këtij grupi ka qenë edhe Alket Hatija.

Përveç Italisë, grupi është akuzuar për trafik dogrash të forta edhe drejt Turqisë.

***

“Vol-Vo 4”, 48-vjeçari arrestohet për 6 akuza

Një 48-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të aksionit policor “Vol-Vo 4”.

renea-policia

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se: Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të operacionit policor ‘Vol-Vo 4’ kapen dhe ndaluan një tjetër dyshuar. Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura