FOTO/ Abuzimi me fondet e BE-së, kush është Alfred Nikollaj që u vendos në pranga me urdhër të SPAK, bashkëpunëtor i Ilir Beqajt

Jul 4, 2024 | 10:35
SHPËRNDAJE

Personi i tretë i arrestuar me urdhër të SPAK për abuzimin me fondet e BE-së, Alfred Nikollaj.

SPAK lëshoi mëngjesin e sotëm 5 urdhërarreste, mes të cilave 3 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie.

Sipas gazetares, Klodiana Lala në prangat e SPAK ka rene:  Ilir Beqaj,  Ermal Kurtula, Alfred Nikollaj, Gazmend Haxhia, Elton Marini,  Bledar Leka, Bjona Zijaj.

Ilir Beqaj mësohet se është arrestuar në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga ish-ministri deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, informoi Prokuroria e Posaçme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura