Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, vdes 35-vjeçari

Jul 4, 2024 | 10:13
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se rreth orës 01:20, 35-vjeçari me iniciale R. T., duke drejtuar motorin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. 

ambulance-policia-naten-1

Për pasojë 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura