Aktori i njohur i humorit, Koço Devole, i diagnostikuar me Covid-19, është vendosur ditën e sotme në intubim.
Burime të Panorama.al konfirmojnë se gjendja e aktorit të njohur është përkeqësuar.
Ai po trajtohej pranë Spitalit Infektiv, ndërkohë që burime të Panorama.al bëjnë me dije se ai ishte negativizuar nga koronavirusi, por situata e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Mësohet se Koço Devole vuante dhe nga një tjetër sëmundje e rëndë. Ai ishte diagnostikuar edhe me tumor.
Infektimi me Covid-19 duket se i ka shkaktuar pasoja të rënda aktorit të madh, duke detyruar mjekët ditën e sotme ta trajtojë me respirator.
Ditën e sotme referuar përditësimit të fundit të situatës nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se vendi ynë ka arritur një tjetër rekord infeksionesh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 327 persona të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën nëntë persona.
Ndërsa aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al