Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi është thërritur të dëshmojë në SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se ai ndodhet prej gati dy orësh brenda ambienteve të SPAK.
Subashi do të dëshmojë lidhur me hetimet e çelura për inceneratorin e Fierit.
Hetimet për inceneratorët kanë nisur afro dy vite më parë për të tre impiantet e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Për këtë çështje, është ngritur dhe një komision hetimor në Kuvend ku kanë shkuar për të dëshmuar administratorët dhe punonjës të këtyre impianteve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al