Deputetët e opozitës kanë bllokuar Komisionin e Sigurisë ku do të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët.
Deputeti Flamur Noka, i cili është nënkryetar i Komisionit, u ul në karrigen e kryetarit, Nasip Naço duke i zënë vendin.
Ata nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes ku pritej të diskutohej pakti i arritur mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kreut të qeverisë, Edi Rama për sjelljen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det në dy baza në Lezhë.
“Gjëja e parë që duhet të kalonte është marrëveshja për të respektuan Kushtetutën, marrëveshja e dytë për të shenjuar votën e lirë dhe jo për ta konsideruar mall tregu, marrëveshja e tretë për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruan duke e vjedhur kjo qeveri, dhe ajo e katërt, për të luftuar krimin sepse në Shqipëri po mbizotëronn, krimi, korrupsioni dhe paligjshmëria”, tha Noka, teksa Nasip Naço qëndronte në këmbë pranë tij.
Pasi deputetët e opozitës bllokuan Komisionin, mazhoranca u detyrua të zhvendosë diskutimet në Zoom.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al