Dhunoi reperin në Durrës, procedohet penalisht Noizy dhe babai i tij

Jun 7, 2022 | 11:51
SHPËRNDAJE

Procedohet penalisht reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe babai i tij Bashkim Rajku pasi dhunuan reperin Kleviol Ahmetin.

Sipas News24, ka qenë Cllevio i cili ka kallëzuar penalisht Noizyn dhe babain e tij pasi ditën e djeshme, ata e kanë dhunuar reperin jashtë ambienteve të një lokali në Durrës.

Pas kallëzimit, policia ka nisur procedimin penal ndaj Rigels Rajkut, i njohur si Noizy dhe babait të tij, Bashkim Rajku për fyerje.

Sherri mes tyre ndodhi një ditë më parë jashtë ambienteve të lokalit të Noizyt në Durrës. Dyshohet se e gjitha nisi në rrjete sociale ku Cllevio ka folur kundër Noizyt.

Më pas, ai ka shkuar në lokalin e Noizyt dhe prej aty u fut live në “Instagram”. Duke se kjo nuk u prit mirë nga Noizy, i cili e ka parë si provokim.

Situata agravoi deri në atë pikë sa sherri u “zhvendos” në rrugë ku Noizy sëbashku me disa persona të tjerë kanë dhunuar Kleviolin.

Videoja e plotë e sherrit tashmë qarkullon në media. Ndërkohë një ditë pas sherrit, ka reaguar Klevioli i cili me anë të një postimi në Instagram, ka treguar se ka pësuar mpiksje gjaku në kokë.

Ndërsa në të tjera postime shihet teksa filmon veten si pasagjer në një makinë, ku duket me lot në sy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura