Gjendet i pajetë 13-vjeçari në garazhin e banesës, ja dyshimet e policisë

Jul 19, 2023 | 16:24
SHPËRNDAJE

Një 13 vjeçar është gjendur pa shenja jete në Babrru, në garazhin e banesës.

ambulance_19

Mësohet se i mituri është gjetur pa shenja jete nga familjarë, ku dyshimet se vdekja mund të jetë shkaktua nga asfiksia.

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura