Vrasja e vëllezërve Haxhia/ I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani u shoqërua në GJKKO, por shtyhet dhënia e dëshmisë së tij! Ja arsyeja

May 30, 2023 | 11:40
SHPËRNDAJE

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani u shoqërua ditën e sotme (30 maj) në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

nuredin dumani gjkko

Ai do të dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës e Enver Divës, të akuzuar për vrasjen e vëllezerve Viktor e Besmir Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në vitin 2020 në Durrës.

Por dhënia e dëshmisë së tij është shtyrë pasi avokatët Besian Xhixhës dhe Enver Divës, kërkuan të njihen me deklarimet e ushtarit të Dumanit, Henrik Hoxhajt gjatë seancës së sotme, raporton gazetari Ervin Leka.

Në procesin gjyqësor ishte edhe i penduari tjetër i drejtësisë Klevis Alla. Dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Klevis Allës të dhënë para hetuesve kanë qenë kontradiktore. Seanca po do të zhvillohet me dyer te mbyllura.

Lexoni edhe: Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Nuredin Dumani dhe Klevis Alla dëshmi kontradiktore para hetuesve

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura