Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK ku u vendos në pranga Ilir Beqaj, njeriu i tij i besuar Ermal Kurtulaj, si edhe një person tjetër lidhur me abuzimet meabuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës).
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 5 urdhër arreste për abuzimet me fondet e SASPAC.
Tre prej masave të sigurisë të lëshuara janë “arrest me burg”, ndërsa 2 prej tyre “arrest shtëpie”. Gjithashtu mësohet se janë kontrolluar edhe dy banesa.
“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, informoi Prokuroria e Posaçme.
Ilir Beqaj mësohet se është arrestuar në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga ish-ministri deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.
Raportohet se në pranga janë vendosur gjithashtu edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është, Ermal Kurtulaj, njeriu i besuar i ish-ministrit dhe njëkohësisht nën hetim pasuror nga SPAK për lidhjet me Ilir Beqajn dhe pastrimin e parave nëpërmjet faturave fiktive.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al