Kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve, Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën

Jul 11, 2024 | 11:30
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

berisha

Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00370-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 85, datë 17.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Ky vendim është i formës së prerë,”njofton gjykata.

Kujtojmë pak më parë GJKKO shtyu seancën ndaj ish-kryeministrit për në datën 19 korrik.

Avokati i ish-kryeministrit u shpreh se gjykata i ka vendosur kusht pagesën për marrjen e akteve të dosjes, duke theksuar se “duan të zvarrisin procesin”.

Përfaqësuesi ligjor Genc Gjokutaj u shpreh se i kanë të domosdoshme aktet e dosjes dhe se nuk mund t’u mohohen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura