Largohet nga drejtimi i QSUT-së, Albana Fico

Mar 25, 2024 | 10:09
SHPËRNDAJE

Albana Fico, e cila mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) është larguar nga detyra.

Burime të Panorama.al konfirmuam se Albana Fico nuk do të jetë më në krye të QSUT-së, post të cilin e mori rreth 3 vite më parë.

Ende nuk dihen shkaqet e largimit të Albana Ficos, por kujtojmë se ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderat e barnave.

Po ashtu së fundmi edhe hetimi që po zhvillohet nga prokuroria për zjarrin që ra në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.

Albana Fico u emërua në krye të QSUT në 2 Dhjetor 2021 dhe zëvendësoi në këtë detyrë  Enkelejdi Jotin.

Më heret ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të ISHP-së.

LEXONI EDHE: Zjarri në urgjencën e QSUT, prokuroria regjistron procedimin penal për “shkatërrim prone”, por pa persona nën hetim

 

Hetimet për zjarrin në Urgjencë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zjarrin e rënë në katin e parë të urgjencës së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit.

Organi hetues ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”.

Ky procedim penal raportohet se është regjistruar pa persona në hetim. Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

“Zjarri në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, Prokuroria Tiranë regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare”, njoftoi prokuroria.

LEXONI EDHE: Abuzimet me prokurimet pa garë, “Rithemelimi” denoncon Ministrinë e Shëndetësisë: QSUT dhe SUT, rreth 408 milionë lekë tendera me negocim! Ja shkeljet ligjore

 

Akuzat për abuzimet me prokurimet pa garë

PD e ka denoncuar Ministrinë e Shëndetësisë, për lidhjen e kontratave të tenderave pa garë. Sipas zëdhënëses së Anti-korrupsionit, Genta Vangjeli, në total janë lidhur 82 kontrata me negocim pa shpallje paraprake, që kapin vlerën e 407.8 milionë lekë, ose 99% e fondit limit.

Dy nga institucionet që sipas Vangjelit kanë kryer me shumë shkeleje ligjore janë institucionet në varësi të ministrisë së Shëndetësie, QSUT dhe Spitali i Traumës.

DEKLARATA E PLOTË

Ministria e Shëndetësisë nuk i konsideron shkelje shkeljet që kryen me institucionet që ka në varësi.

Kështu:

1- Janë lidhur 82 kontrata me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me vlerë totale 407.8 milion lekë ose 99% e fondit limit.

Kryeson QSUT me 51 procedura,

Spitali Universitar i Traumës me 13 procedura

2.Me pak përjashtime të gjitha procedurat janë kryer në shkelje të ligjit me fondet e shpërdoruara dhe pa arsye për t`u prokuruar me negocim sepse mund të planifikoheshin në kohë dhe gjenden lehtësisht në treg si mallra apo shërbime.

3.Janë copëzuar fondet dhe kanë sjellë shmangien e dispozitave ligjore, çka ka ndikuar në shmangien e konkurrencës së operatorëve ekonomikë duke lidhur kontrata me përfitues fundorë të njëjtët persona. Ekzistojnë kontrata të ndryshme me të njëjtin objekt, me të njëjtët kontraktorë por me vlera të tjera.
konkretisht ju paraqes më poshtë disa prej tyre:

Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (19)

4.QSUT ka lidhur 3 kontrata të copëzuara me objekt të njëjtë “shërbim pastrimi”:

  1. 20-04-2023 afati 60 ditë, vlera 2.3 milion lekë me tvsh, kontraktor Silver shpk
  2. 29-06-2023 afati për 90 ditë, vlera 3.5 milion lekë me tvsh, kontraktor Silver shpk
  3. 18.10.2023 me afat deri më 31.01.2024, vlera 102,6 milion lekë me tvsh, kontraktor KLP shpk.

SUT ka lidhur 4 kontrata të copëzuara dhe me fond të ndryshueshëm mujor me objekt të njëjtë “pastrimin”, konkretisht:

Dt. 01.12.2021, vlera 2.5 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk

Dt. 07.01.2022, vlera 9.9 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk

Dt.29.04.2022, vlera 12.6 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk

Dt.01.08.2022, vlera 20.8 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk

dhe 3 kontrata të copëzuara dhe me fond të ndryshueshëm mujor me objekt të njëjtë “gatimin” konkretisht:

dt 15.10.2021, vlera 12.1 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk

dt.31.12.2021, vlera 16 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk

Dt.29.04.2022, vlera 13.1 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk

6-  108.5 milion lekë nga QSUT dhe 87.4 milion lek nga SUT përbëjnë efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit.
7. Autoritetet Kontraktore janë në shkelje të: Ligjit 162/2020 Për Prokurimin Publik

-neni 2 pika “c” dhe “ç”

-neni 34/2

-neni 47 pika 1/c.

VKM nr.285, dt.19.5.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar,

-neni 1 pika 2

-neni 11 pika 5

neni 52 pika 1/c

Sa më lart, nuk përbëjnë rast të një nevoje ekstreme, pasi kontratat ekzistente për këto shërbime kanë qenë krejtësisht të parashikueshme sepse mbajnë datë fillimi dhe përfundimi.

Neglizhenca apo vonesat në fillimin e procedurave normale të prokurimit nuk janë shkaqe, që argumentojnë zbatimin e procedurës me nengocim pa shpallje.

Të gjithë titullarët e autoriteteve kontraktore të cilët kanë lidhur këto kontrata me negocim në kundërshtim të përcaktimve ligjore, ku kryesojnë për nga vlera dhe nr i procedurave Drejtoresha e QSUT Albana Fico dhe ish deputetja Socialiste Edlira Bode me detyrë Drejtoreshë e SUT, janë përgjegjëse për menaxhimin e fondeve publike dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore shoqëruar me penalitet përkatëse për shkelje të:

162/2020 neni 21 pika 5,   VKM për miratimin e rregullave të prokurimit publik i ndryshuar, neni 73.

Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (19)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (18)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (17)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (16)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (15)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (14)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (13)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (12)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (11)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (10)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (9)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (8)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (7)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (6)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (5)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (4)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (3)Genta Vagjeli abuzimi tenderat shendetesia-pa gare-limiti-abuzimi-dokumentet (2)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura