Është mbyllur seanca plenare e të hënës së 04 Dhjetorit, sërish mes përplasjeve dhe protestës së opozitës në Kuvend.
Deputetët e opozitës nisën protestën që në dyert e Kuvendit, ndërsa po kontrolloheshin nga punonjësit e Gardës.
Përgjatë 14 minutave, aktiviteti parlamnetar u shoqërua me tymuese, tentativa për zjarr dhe goditje të tavolinave dukemos lejuar një zhvillim normal të kësaj seance.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës. Ajo theksoi se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al