Olsi Rama paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Çfarë deklaroi pas daljes nga SPAK: Makina s’është e personit që aludohet

Jun 28, 2024 | 13:26
SHPËRNDAJE

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

olsi Rama SPAK

Olsi Rama u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen “Xibraka”, pas një denoncimit të kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi se është i përfshirë në laboratorin e drogës.

“E keni lexuar deklaratën time, e keni lexuar. E dini shumë mirë”, tha ai pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

“Sigurisht kam udhëtuar me automjetin e një personi që e kam marrë, sepse në atë moment atë mund të merrja”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura