Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.
Kryebashkiaku socialist ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (10 korrik).
Pjerin Ndreu ka hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme i vetëm.
Kryebashkiaku socialist është vënë nën hetim për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me një rrugë të ndërtuar në Lezhë.
Nga qershori i vitit 2013 deri në 2019, Pjerin Ndreu ka mbajtur postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërkohë qëndron në krye të Bashkise Lezhë prej dy mandatesh. Ai u zgjodh në drejtimin e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe ato më 14 maj 2023.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al