Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në një minierë të Martaneshit, ku kanë mbetur të asfiskuar tre punonjës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi një saldator Sh. E., rreth 50 vjeç, ishte duke salduar me gjenerator dhe ka pasur rrjedhje gazi. Për pasojë shtetasi i lartpërmendur është asfiksuar.
Në ndihmë të tij kanë shkuar dy punëtorë të tjerë, A. J., dhe M. H., që po ashtu kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi i plotë
Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al