Të shtëna me armë zjarri në Krujë, një i plagosur. Detajet e para

Feb 28, 2024 | 21:30
SHPËRNDAJE

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend mbrëmjen e sotme (28 shkurt), këtë herë në Krujë.

policia

Raportohet se në Krujë janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën

Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura