Të shtëna me armë zjarri në Korçë, nuk raportohet për të plagosur! Detajet e para

Jul 16, 2024 | 10:47
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës.

Një person raportohet se ka qëlluar me armë zjarri, por mësohet se nuk ka të plagosur.

Mësohet se 71-vjeçari Edmond Naska është mbyllur në banesë dhe policia ka rrethuar zonën.

Pritet që personi i cili qëlloi me armë zjarri të dorëzohet dhe policia po kryen negociatat.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë forcat RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e Edmond Naskës, i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura