Zjarr i përmasave të mëdha në Dhërmi, digjet sipërfaqe toke me pemëtari. Helikopteri ndërhyn nga ajri

Jul 4, 2024 | 17:36
SHPËRNDAJE

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Dhërmi. Flakët  po përpijnë sipërfaqe me pemëtari dhe ullinj, ndërsa era e fortë në zonë favorizon përhapjen.

Dhermi

Raportohet se në vendngjarje ka mbërritur edhe një helikopter, që po punon për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e flakëve, rrezikohet edhe një numër banesash aty pranë.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë edhe banorët, që po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe të mos lejuar hapjen e mëtejshme të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura