Lanë gjithçka pas dhe u larguan në Zelandën e Re, Vesa Luma flet për jetën me Big Basta e djalin e tyre: Ka momente që…

Sep 25, 2020 | 19:29
SHPËRNDAJE

vesa luma

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka treguar arsyen pse u zhvendosën në Zelandën e Re me bashkëshortin e saj dhe djalin, si dhe per sfidat me të cilat janë përballur.

Ajo dhe Big Basta ( Geri), jetojnë prej disa vitesh në Zelandën e Re, së bashku me djalin Lian, 4 vjeç.

Gjatë emisionit këngëtarja ka folur për jetën e re që kanë krijuar në një shtet tjetër, si e kanë përjetuar periudhën e Covidit, a kanë qenë të frikësuar dhe për projektet e ardhshme.

Rudina Magjistari: Pse zgjodhët Zelandën e Re për të shkuar?

Vesa Luma: Ne ishin në një udhëtim në Australi një vit para se të zhvendoseshim në Zelandën e Re dhe jemi mrekulluar. Një i afërmi im pati mundësi dhe e ftoi Gerin për të parë vendin nëse i pëlqen apo jo. Kur ka lindur Liani, aty filluam të shihnim të mirat dhe të këqijat e vendit dhe si çdo prind, meqë e kemi pasur mundësinë, kemi vendosur që të paktën për Lianin të bëjmë një sakrificë e cila nuk është e vogël sepse kemi lënë gjithçka pas. Por na pëlqeu shumë si vend dhe jemi të lumtur që jemi këtu. Kemi kaluar nëpër shumë sfida dhe të gjithë ata që jetojnë jashtë e kuptojnë këtë pjesë dhe doja t’i thoja të gjithëve që jo gjithçka që shihet mund të jetë shumë e bukur. Ka momente që edhe ne nuk jemi të sigurt dhe shpesh ndodh diçka dhe themi nuk po mundemi, të kthehemi, por pastaj shohim Lianin, ai e adhuron këtë vend.

Rudina Magjistari: Deri më tani keni qenë mirë, keni shpëtuar nga Covidi, a keni bërë ndonjë tampon?

Vesa Luma: Jo sepse ne nuk kemi shumë njerëz dhe shumë kontakte. Liani është në kopësht, por fëmijët nuk kanë qenë asnjëherë të prekur, mesa dimë ne. Deri më tani ka qenë pak e vështirë sepse ka qenë sezoni i dimrit, sepse tani jemi në pranverë. Ka qenë gripi sezonal në qarkullim dhe shpesh herë njerëzit janë frikësuar, janë keqkuptuar dhe kanë pasur panik. Edhe ne e kaluam gripin sezonal, na thanë që është grip sezonal të cilin e kemi kaluar edhe unë, edhe Geri edhe Liani.

Rudina Magjistari: Pra nuk ka qenë Covid por grip sezonal?

Vesa Luma: Simptomat kanë qenë njësoj përveç frymëmarrjes që nuk ka qenë e vështirësuar, normal që jemi shqetësuar, por nuk ishte e nevojshme të bënim tamponin sipas mjekëve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura