Le të ketë garë!

Jun 28, 2017 | 11:50
SHPËRNDAJE

Dritan ShanoDRITAN SHANO

Eshtë e qartë se ne si PD kemi humbur rëndshëm kësaj radhe. PS ka 70% më shumë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë sesa ne. Është e qartë po ashtu se kanabisi, frika e njerëzve, bandat e pushtetit, oligarkët kanë ndikuar fort në këtë rezultat  duke alternuar votën. Është gjithashtu e qartë se shumë nga votat tona për shkak të hezitimit dhe pakënaqësive nuk ishin në kuti, i qëndruan larg asaj.

Si kurrë ndonjëherë pati njerëz që kërkuan largimin e kryetarit në mes të fushatës, por si gjithmonë pati demokratë, të cilët i shërbyen konkurrimit politik të papërkulur, pa i shkuar ndërmend të flirtojnë me kundërshtarin politik dhe as të shesin mend mbas ndonjë komforti përfitimesh nga PD-ja. Grupime brenda PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës dhe fillimin e një procesi gare për lidershipin e partisë.

Unë mendoj se PD e ka sot të nevojshme një proces gare reflektuese, një garë e cila shpresoj, si çdo demokrat, që të jetë e vërtetë dhe e sinqertë, për të ringritur besimin dhe besueshmërinë e shqiptarëve te përfaqësimi i saj, si në nivel individual, ashtu dhe si forcë politike. Gara për lidershipin e PD-së do të kryhet; ajo duhet të jetë për të mirën e PD-së; ajo nuk mund të shndërrohet në strehën e mllefit dhe thirrjeve për linçim të atyre që asnjë demokrat nuk i linçoi kur patën radhën, në strehën e kujtdo që nuk arrin as ta fshehë dëshirën se mezi po pret që të fitojë nga humbja.

Shpresoj që ajo të jetë e qetë dhe dinjitoze, siç garuesit i detyrohen çdo demokrati të thjeshtë. Në çdo rast, zgjidhjet për të ardhmen e PD-së do gjenden në të tashmen dhe jo në të shkuarën. Të gjithë ata që marrin përsipër të udhëheqin njerëz bashkë me incentivat e secilit prej këtyre njerëzve duhet të mbajnë parasysh ç’thotë Talleyrand: Arti i vendosjes së njerëzve të duhur në vendet e duhura është më i pari në shkencën e qeverisjes; por arti i gjetjes së vendeve për të pakënaqurit është ai më i vështiri.

Secili që mendon të garojë apo të mbështesë kandidatë për të udhëhequr njerëz në krye të Partisë Demokratike duhet ta pyesë veten si i ka ekzekutuar këtoarte, si të parin, ashtu dhe të dytin. Merrni njëherë frymë thellë. Gara fillon së shpejti. Të dëgjojmë dhe të votojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura