Leka Zogu, trashëgimtari i parë i një froni evropian me origjinë amerikane

Aug 22, 2019 | 9:40
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Gusht 2019

“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 5 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me lindjen dhe origjinën e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

image (2)

Oborret mbretërore

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Populli shqiptar po përgatitet të festojë lindjen e trashëgimtarit të fronit, veçanërisht fisi i Matit, i cili jeton në mal, në veri të mbretërisë, në vendin ku lindi N.M.T. Mbreti Zog.

Lindja e fëmijës do të ndodhë shumë shpejt (Në fakt, mbreti Leka I lindi ditën e botimit të këtij shkrimi), doktori Weibel, mjeku i njohur vjenez, gjendet në Tiranë që prej një jave. Nëse lind djalë, ai do të jetë trashëgimtari i parë i një froni evropian me origjinë amerikane… Ne e dimë, në fakt, se nëna e mbretëreshës Geraldinë është amerikane.

image (1)

Sipas zakonit, njerëzit do ta mësojnë ngjarjen e lumtur nëpërmjet jehonës së artilerisë : njëqind e një të shtëna nëse është princ, njëzet e një nëse është princeshë.

Mbreti Zog ka deklaruar tashmë se djali i tij do të quhet Skënder, përkthimi shqip i Aleksandrit, për nder të heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut. Nëse është vajzë, ajo do të marrë emrin e gruas së Skënderbeut, Donikës.

Meqë pallati i ri mbretëror i Tiranës është ende në ndërtim e sipër, mbretëresha jeton në vilën e kunatës së saj, princeshës Senije.

Linku i burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1939-leka-zogu-trashegimtari-i-pare-i-nje-froni-evropian-me-origjine-amerikane/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura